28 Prill 2024

Ministri i Shëndetësisë së Letonisë Guntis Belēvičs vizitoi QKUK-në

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Letonisë, Guntis Belēvičs, i shoqëruar nga Izet Sadiku, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës,  ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku nga afër është njohur në lidhje me punën dhe aktivitet që zhvillohen në QKUK.

Në takim me drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së dhe me kryesuesin e Bordit të SHSKUK-së, ai është njoftuar në lidhje me organizimin e ri të SHSKUK-së, funksionimin e klinikave të QKUK-së, Spitaleve të Përgjithshëm  dhe për shërbimet tjera shëndetësor të nivelit dytësor dhe tretësor që ofrohen si pjesë e SHSKUK-së.

Dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, e njoftoi Ministrin Belēvičs në lidhje me punën e QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, duke sqaruar se QKUK përveç veprimtarisë shëndetësore,  ka edhe veprimtari arsimore dhe kërkimore-shkencore. Ai e njoftoi në lidhje me legjislacionin në fuqi, e që ndërlidhet me organizimin e veprimtarisë shëndetësore të institucioneve me të cilat menaxhon.

Dr. Sadik Llullaku, kryesues i Bordit  Drejtues të SHSKUK-së, e njoftoi  Ministrin  Belēvičs në lidhje me organizimin e ri të shëndetësisë, bazuar në Ligjin e ri për Shëndetësi.  Sipas tij, organizimi i ri është një fillim i zbatimit të reformës në shëndetësi. Ai njoftoi se nën menaxhim të  SHSKUK-së, janë rreth 7000 punëtorë në QKUK, Spitalet e Përgjithshme dhe njësitë tjera përbërëse.

Dr. Izet Sadiku,  këshilltar politik i Ministrit  të Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se në takimet mes  dy ministrave janë diskutuar mundësitë e fillimit konkret të bashkëpunimit mes dy shteteve për shërbime të caktuar me ç’rast do të përfitonte edhe QKUK.

Ministri Belēvičs, u interesuar në lidhje me ndërlidhjen ndërmjet QKUK-së dhe Fakultetit të Mjekësisë, poashtu  për specializimet dhe mënyrës së ndarjes së tyre,  mënyrën e financimit dhe për kohën mesatare të qëndrimit të pacientëve në klinika.

Ministri Belēvičs  vizitoi edhe Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse(Infektive)  duke u njohur nga afër në lidhje me trajtimin e pacientëve me hepatite dhe sëmundjet e tjera ngjitëse.

Gjatë takimeve të sotme, palët u pajtuan për mundësinë e bashkëpunimit konkret në fusha të caktuar, sidomos në fushën e kardiokirurgjisë që ky shtet e ka të zhvilluar dhe për çështjen e transplanteve të ndryshme që sipas ministrit Belēvičs, Letonia  e ka zhvilluar mjaftë këtë fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)