03 Maj 2024

Ministri i Shëndetësisë priti një delegacion të Bankës Botërore

Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë priti sot një delegacion të lartë të Bankës Botërore në përbërje të cilit janë: Rekha Menon, eksperte e lartë ekonomike, Aneesa Arur, specialiste e shëndetit publik, George Schiber ekonomist i financave publike, Roland Hendricks, ekspert i sigurimeve shëndetësore dhe Iryna Postolovska, ekonomiste shëndetësore.

Ky delegacion i lartë i Bankës Botërore, i cili  do të qëndrojë në Kosovë deri më 26 korrik për të diskutuar rreth dialogut politik në sektorin e shëndetësisë, është njoftuar nga Ministri Agani për hapat e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në procesin e reformave shëndetësore në vend, duke theksuar këtu miratimin e Ligjit të Shëndetësisë, Ligjit për Kontrollin e Duhanit, Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësore dhe zhvillimet e tjera në funksion të këtyre reformave.

Në takimin e sotëm, i cili do të pasohet edhe me takime të tjera ditëve në vijim, është diskutuar dhe janë elaboruar aspekte të  procesit të  miratimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, si një fazë tjetër e rëndësishme e reformës shëndetësore dhe për ndikimin që do ta ketë ky ligj në reformën dhe sistemin shëndetësor të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)