29 Prill 2024

Ministri i Shëndetësisë me ordinance ilegale

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani ka të regjistruar një biznes me emrin “Medica”, me numër 70293437, e që ofron veprimtari shëndetësore, ndonëse ai nuk e ka licencuar asnjëherë ordinancën në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gazeta ‘Zëri’ ka hulumtuar për një javë rresht veprimtarinë e subjektit shëndetësor “Medica”.

Të gjeturat fillestare në Agjencinë për regjistrimin e bizneseve të Kosovës flasin se ky biznes është pronë e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Aktivitetet e këtij biznesi janë gjithëpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe aty del se ofrohen përveç shërbimeve parësore shëndetësore edhe ato të nivelit dytësor mjekësor, për çka nevojitet specializim në fusha të caktuara.

/Zëri/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)