03 Maj 2024

Ministri Agani priti përfaqësuesi te një grupi mjekësor bullgar

Prishtinë, 12 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev dhe përfaqësues të kompanive e grupeve shëndetësore të mbledhura rreth “Health Care Group” nga ky vend.

Gjatë këtij takimi, në të cilin morri pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, Gani Shabani, u shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe u shkëmbyen përvojat lidhur me sistemin e sigurimeve shëndetësore në Bullgari.

Ministri Agani i njoftoi mysafirët lidhur me fillimin e reformave në shëndetësinë kosovare, fillimin e zbatimit të ligjeve reformuese në shëndetësinë kosovare dhe përgatitjet e sistemit për themelimin e sistemit publik të sigurimeve shëndetësore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)