03 Maj 2024

Ministri Agani priti një delegacion të Fondit Global

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot një delegacion të Fondit Global , të kryesuar nga znj. Lindsey Cole, menaxhere e FG për Evropën Perëndimore dhe Azinë Qendrore.

Në këtë takim Ministri Agani u informua nga znj. Cole, për themelimin e agjencionit lokal të financimit (AFL-PWC) ndërlidhur me zbatimin e projekteve të HIV/AIDS-it  dhe TB-së në Kosovë, të mbështetura nga Fondi Global dhe të mbikëqyrura nga Mekanizmi  Koordinues i Kosovës.

Ministri Agani e mirëpriti gatishmërin e Fondit Global për mbështetje të mëtejme në avancimin e shëndetësisë kosovare në përgjithësi dhe u zotua se MSh dhe partnerët do të zbatojnë këshillat dhe rekomandimet me qëllim që këto projekte të realizohen sa më mirë që është e mundur, në interes të parandalimit dhe trajtimit korrekt të infeksionit me HIV dhe tuberkulozit.. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)