05 Maj 2024

Ministri Agani priti Këshillin e Nxënësve të Prishtinës

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot një delegacion të Këshillit të Nxënësve të Prishtinës (KNP).

Në takim u bisedua rreth mundësive të Ministrisë për të ndihmuar fëmijët për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Ministri Agani i informoj nxënësit për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë të ndarë enkas për trajtime jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, po ashtu edhe për Marrëveshjen e bashkëpunimit  me Ministrin  e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, për mbështetjen e trajtimit falas në këtë shtet të 100 pacientëve nga Kosova  për çdo vit, duke i siguruar nxënësit se sikurse deri tani, edhe në të ardhmen për këto trajtime jashtë institucioneve shëndetësore publike, prioritet do të kenë pikërisht nxënësit.

Në këtë takim ministri Agani dhe përfaqësuesit e KNP-së u pajtuan për nxjerrjen e një Qarkoreje, që do t’u drejtohet Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Arsimit, që nxënësit për nevojë të trajtimit jashtë institucioneve shëndetësore publike të drejtohen në MSh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)