07 Maj 2024

Ministri Agani priti Ambasadorin e Sllovenisë

Prishtinë, 30 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë z. Miljan Majhen.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e dy shteteve në  fushën e shëndetësisë.

Ministri Agani njoftoi ambasadorin slloven për reformat shëndetësore,  gjendjen në sistemin shëndetësor dhe sfidat e tij. Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor kosovar në Slloveni si dhe aspektet e tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e kapaciteteve shëndetësore të Kosovës dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Sllovenin si anëtare e Bashkimit Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)