03 Maj 2024

Ministri Agani nderohet me çmimin për ndershmëri në politikë

Prishtinë, 9 qershor -  Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Prof. Dr. Ferid Agani, u nderua dje me Çmimin për punë të ndershme në politikë dhe përkushtim për mirëqenien e qytetarëve nga Liga Evropiane Muslimane, gjatë Konferencës ndërkombëtare “Islami dhe Diplomacia” të mbajtur në Palazzo Ducalle në Gjenova, Republika e Italisë.

Konferencën e cila u mbajtë nën patronatin e Komunës së Gjenovas, Regjionit të Ligurias, si dhe Parlamentit të Italisë dhe Parlamentit Europian e hapi Kryetari i Komunës së Gjenovas z. Marco Doria.

Në Konferencë morrën pjesë Zëvendës Kryetari i Parlamentit të Bahreinit, Zëvendës Kryetari i Parlamentit të Marokut, Ministri për Çështje Fetare i Tunisit, Ministri për Çështje Fetare i Jordanit, Ambasadorja e Sudanit në Republikën e Italisë, Ambasadori i Ligës Botërore Muslimane në Republikën e Italisë, dhe autoritete të shumta të jetës publike të Provincës së Gjenovës dhe Republikës së Italisë.

Çmimi i lartë i Ligës Europiane Muslimane, Ministrit Agani iu nda nga ish- Ministri dhe Ambasadori aktual i Parlamentit Botëror për Siguri dhe Paqe ndërmjet Kombeve Dr. Alfredo Maiolese, i cili e vlerësoi Ministrin Agani si shembull të ndershmërisë në politikë dhe përkushtimit të vazhdueshëm për mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Ministri Agani foli për rëndësin e madhe të shembullit personal në kultivimin e vlerave etike dhe morale në politikë si dhe për nevojën e zhvillimit të dialogut gjithëpërfshirës ndërmjet popujve, shteteve, dhe feve, në funksion të paqes dhe mirëkuptimit në botë.

Duke e vënë në spikamë gjenocidin dhe pastrimin etnik të ushtruar në Kosovë në vitet e fundit të shekullit 20, si dhe fitoren e madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATO-s në krye me SHBA që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministri Agani ftoi përfaqësuesit e lartë të shteteve të Marokut, Tunizisë, dhe Sudanit, prezentë në Konferencë, që të njohin pavarësin e Republikës së Kosovës në të ardhmen sa më të afërtë.

Në vazhdim të vizitës Ministri Agani vizitoi Spitalin special për sëmundje të zemrës të fëmijëve Giovanni Gazzellini në Gjenova me të cilin Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka Marrëveshje të bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)