09 Maj 2024

Ministri Agani mori pjesë në Forumin e parë Ndërkombëtar “Smart City”

Prishtinë, 4 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, mori pjesë sot në Forumin e parë Ndërkombëtar për “Smart City” (Qyteti Inteligjent) që po i zhvillon punimet në Durrës.

Ky forum në hapje të së cilit ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe në të cilin po marrin pjesë ministra dhe zyrtarë të niveleve të larta politike nga Italia, Austria, Holanda, Gjermania, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera, është diskutuar për nismat e ndryshme që për qëllim kanë përmirësimin e cilësisë së jetës.

Ministri Agani ka bërë një prezantim lidhur me ndikimin e shërbimeve shëndetësore, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës, ndërkohë që në forum është diskutuar për nismat e ardhshme dhe bashkëpunimin për krijimin e qyteteve inteligjente dhe te jetuarit inteligjent ( kujdesi shëndetësor).

Qëllimi i forumit është të mbledhë dhe të shkëmbeje ide, dije, përvoja dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat do të shkrihen me vizionin e qyteteve inteligjente për një zhvillim të qëndrueshëm.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Ministri Agani është takuar edhe me autoritetet shëndetësore shqiptare për të diskutuar aspekte nga marrëveshja e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy vendeve, përfshirë edhe aspekte teknike që lidhen me asistencën e Shqipërisë për ofrimin e shërbimeve të kardiokirurgjisë në QKUK nga ekipet profesionale nga Tirana.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)