30 Prill 2024

Ministri Agani emëroi Arianit Jakupin, UD të Kryeshefit të AKPM-së

Prishtinë, 10 shtator - Në bazë të kompetencave të tija ligjore, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani mori sot vendimin për emërimin e Arianit Jakupi, anëtar i Bordit të Ankesave në Agjensionin Kosova për Produkte Mjekësore për Ushtrues Detyre të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM).

Arianit Jakupi është magjistër i Shkencave të Farmacisë dhe magjistër i Administrimit të Biznesit.

Ai është pjesëmarrës në hartimin e shumë dokumenteve të rëndësishme strategjike për sektorin farmaceutik dhe atë shëndetësor në Kosovë, pjesëmarrës në hartimin e legjislacionit për farmaci, ka ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë me konsulenca profesionale nga fusha e farmacisë,  është autor i shumë punimeve shkencore dhe pjesëmarrës në konferenca të ndryshme ndërkombëtare për farmacinë.