28 Prill 2024

Milionat në llogari, fëmijët vuajnë nga leukimia

Prishtinë, 14 maj - Asnjë fëmijë i prekur nga leukemia ende nuk është dërguar për shërim jashtë vendi me fondet e ndara nga Qeveria e Kosovës.

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës, në një nga mbledhjet e saj, mori vendim për ndarjen e 5,5 milionë eurove, për trajtimin jashtë vendi të fëmijëve kosovarë, të prekur nga leukemia.

Por deri më tani ky Fond është i pashfrytëzueshëm.

Në Ministrinë e Shëndetësisë arsyetohen se vonesat për dërgimin e këtyre fëmijëve për trajtim jashtë vendit, po ndodhin për shkak të procedurave administrative.

Kurse prindërit, fëmijët e të cilëve vuajnë nga kjo sëmundje, ankohen se vonesat po ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit të fëmijëve të tyre.

Faik Hoti, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se Qeveria muaj më parë ka transferuar një milion euro prej Fondit prej 5,5 milionë euro në kategorinë ekonomike, mallra dhe shërbime.

Mirëpo, sipas tij, shfrytëzimi i këtyre mjeteve për këtë kategori paraqet problem.

“Duke qenë që shfrytëzimi i këtyre mjeteve prej kësaj kategorie paraqet problem, Ministri ka kërkuar në mbledhjen e Qeverisë që të ndryshohet vendimi dhe mjetet të transferohen në kategorinë e subvencioneve që të bëhet shfrytëzimi i tyre”, thotë Hoti për Gazetën Tribuna.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)