03 Maj 2024

Mentor Ahmeti specializon Kirurgjinë e Përgjithshme në SHBA

Texas, 12 qershor - Me 7 Qershor 2012, dr. Mentor Ahmeti, e përfundoi me sukses Specializimin në Kirurgjinë e Përgjithshme në Texas Tech University HSC – El Paso, në të cilën ditë edhe u nderua nga lidershipi i Fakultetit të Mjekësisë me certificate në një ceremoni rasti.

Mentor Ahmeti u lind më 1979 në Prishtinë ku edhe filloi, më 1997, Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës, prej ku më pas u transferua në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës nga ku dhe diplomohet me titullin Mjek i Përgjithshëm më 2003, në afat rekord. 

Si mjek i përgjithshëm fillon stazhin në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.  Pas stazhit shkon në SH.B.A. ku përfundon me sukses provimet e licencimit të SH.B.A.-ve.

Pas përfundimit të provimeve licencuese amerikane dr. Ahmeti u pranua në programin një vjecar - internship të Kirurgjisë së Përgjithshme në Texas Tech University Health Sciences Center në El Paso. 

Gjatë këtij viti, pra 2006, dr Ahmeti tregoi përkushtim dhe dëshirë për këtë fushë të mjekësisë dhe u vlerësua si specializanti më i suksesshem në atë gjeneratë ku si rezultat u dekorua me cmimin “Edward C. Saltzstein Intern of the Year Award”.

Po ashtu,  gjatë këtij viti dr Ahmeti fitoi besimin e këtij Universiteti dhe iu mundësua vazhdimi i programit të plotë 5 vjecar të specializimit. Gjatë këtyre viteve ai punoi edhe në punime të shumëta shkencore me të cilat edhe fiton vendet e para ne garimet nëpër konferencat kirurgjike në nivel lokal (Texas Tech University Research Colloquium) dhe regjional (Rio Grande Regional Trauma Conference, American College of Surgeons South Texas Chapter Conference). 

Gjithashtu punimet e koautorizuara nga ai prezentohen në nivel kombëtar amerikan (Southeast American College of Surgeons Conference) dhe në konferenca botërore (World Congress of the International Society for Digestive Surgery, Adelaide, Australia). 

Disa nga punimet e tij janë botuar në revistat e cituara ne SH.B.A., gjithashtu ka kontribuar me punime edhe në Revistën e Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës.

Dr. Ahmeti është anëtar i Asociacionit Mjekësor Amerikan, Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, Asociacionit Mjekësor të Texasit dhe Shoqatës Mjekësore të Kujdesit Intenziv. Ai gjithashtu ka qenë aktiv në Qendrën Universitare të Kujdesit të Gjirit, në El Paso, si mjek por edhe për qëllime bamirësie.

Dr. Mentor Ahmeti ka fituar subspecializimin në fushën e Kujdesit Intenziv Kirurgjik – Traumatologji në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Texasit në San Antonio.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)