27 Prill 2024

Mbahet simpoziumi ndërkombëtar i shkencave shëndetësore

Prishtinë, 3 shtator - Nga një hulumtim i zhvilluar me 52 mjekë në Kosovë, gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, del në pah që rreth 30% e mjekëve familjarë nuk bëjnë fare përpjekje për të krijuar një raport të shëndoshë terapeutik për pacientin, duke mos i uruar madje as mirëseardhje atij, duke u treguar indiferent apo duke u sjellë shumë ftohtë dhe në mënyrë zyrtare me të  -  kjo është gjendja e shëndetësisë në Kosovë.

A mund të ndryshohet diçka? A mund të mësojmë dhe nxitemi për ndryshim nga praktikat e vendeve të zhvilluara?

Rezultatet e hulumtimit të sipërcekur si edhe të 24 hulumtimeve të tjera, bashkë me trajtimin e temës “Sfidat e transferit të praktikave të suksesshme në Shkencat Shëndetësore” do të prezantohen dhe diskutohen në Simpoziumin e Pestë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetësore, që organizohet nga Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri (IEJL-ASHI) dhe BprAL QEAP-HEIMERER, nën Patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit. Referues në Simpozium do të jenë edhe 6 Profesorë Doktorë nga Univeristete të ndryshme në Gjermani.

Prezenca e mediave në këtë Simpozium krucial për Shkencat Shëndetësore, i vetmi i llojit të tillë në Evropën Juglindore, do t’i kontribuojë sensibilizimit të qytetarëve dhe vendimmarrësve shtetërorë për përmirësimin dhe avancimin e sistemit shëndetësor dhe shkencave shëndetësore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)