06 Maj 2024

Mbahet kongresi i 2-të i farmacistëve të Kosovës

Prishtinë, 29 prill - Shoqata Farmaceutike e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Produkte Medicinale, përkrahur nga Ministria e Shëndetësisë, po mbajnë takime të vazhdueshme në përgatitje të Kongresit të 2-të të farmacistëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare me temën: ”Reformat në Sektorin Farmaceutik”, i cili do të mbahet më 23-24 maj 2014 në Prishtinë.

Tema që do të diskutohet në këtë Kongres, trajton në veçanti ndikimin që do të ketë Ligji për Sigurimet Shëndetësore dhe Ligji për Produkte dhe Pajisje Medicinale, të cilat së fundi u miratuan në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Aprovimi i këtyre ligjeve konsiderohet jetik për sistemin shëndetësor në përgjithësi, duke ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe në punën e profesionistëve shëndetësorë dhe të institucioneve shëndetësore.

Takimet e vazhdueshme të këtij Kongresi, janë të dobishme dhe në interes  për komunitetin farmaceutik në përgjithësi, përfshirë edhe distributorët farmaceutik dhe përfaqësitë farmaceutike, në të cilat përveç përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore të Kosovës, profesionistëve shëndetësorë, marrin pjesë edhe zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare dhe të  Bankës Botërore, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre me pjesëmarrësit e pranishëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)