01 Maj 2024

Mbahet konferenca e Shoqatës së Pediatërve të Kosovës

Prishtinë, 6 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani hapi sot Konferencën e IV të  Shoqatës së Pediatërve të Republikës së Kosovës, e organizuar nën përkujdesjen e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

Ministri Agani tha se organizime të tilla të konferencave në nivel ndërkombëtar, rritin shkallën e ngritjes profesionale në fushën e pediatrisë.

“Jemi përpjekur në vazhdimësi gjatë këtyre tri viteve të mbështesim çdo organizim që lidhet me edukimin e vazhdueshëm të kuadrove profesionale  në shëndetësi e në veçanti të pediatrisë”, potencoi Agani.

“Konferenca që po mbahet sot wshtw dëshmi e mirë  për punën paralele të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës  së Shqipërisë, në bazë të Marrëveshjes së bashkëpunimit në shëndetësi  në mes dy shteteve,  e cila marrëveshje do të jetë mundësi e mirë në shkëmbimin e përvojave në mes ekspertëve shëndetësor të dy vendeve”, shtoi ministri Agani. 

“Reforma shëndetësore që veçse ka filluar të implementohet, reformë që për synim ka edhe decentralizimin e klinikave, do të jetë një faktor i rëndësishëm për krijimin e kushteve më të mira të profesionistëve shëndetësor me çrast pacientët do të merrnin shërbime shëndetësore më cilësore”, tha Agani.

Kryetari i Shoqatës së Pediatërve të Republikës së Kosovës dr. Ramush Bejiqi  tha se përkundër të arriturave që janë bërë në fushën e pediatrisë në Kosovë, mbetet edhe shumë për tu bërë për të arritur në nivelin e të dëshiruarës. Trajnimin e profesionistëve pediatër të Kosovës, dr. Bejiqi e paraqiti si nevojë për të arritur një nivel më të lartë të pediatrisë në Kosovë.

Dr. Bejiqi në fund tha se shpresë për të përmirësuar edhe më shumë gjendja në sektorin e pediatrisë është reforma shëndetësore që po ndodh tani me hyrjen në fuqi të Ligjit të Shëndetësisë.

Konferencën e përshëndeti Dr. Thomai Kristo veteran i pediatrisë i Republikës së Shqipërisë, bëri një përshkrim historik të zhvillimit të pediatrisë në Shqipëri, ku njëkohësisht i përkujtoi edhe pediatrit nga Shqipëria që kanë kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e pediatrisë në Shqipëri.

Konferenca e IV e Shoqatës së Pediatërve të Republikës së Kosovës, po zhvillon punimet e saja dy ditore, në  hapësirat e Hotel “Emerald”. Nga kjo konferencë pritet të dalin konkluza dhe rekomandime nga ekspertë shëndetësorë të fushës së pediatrisë për zhvillim të saj në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)