27 Mars 2023

Mbahet ceremonia për ndarjen e tableteve për Qendrat për Punë Sociale

Prishtinë, 8 gusht - Sot u mbajtë ceremonia e ndarjes së tabletëve për punonjësit e shërbimeve sociale, në kuadër të projektit “Lehtësimi i ndikimit të COVID-19 në jetën e fëmijëve dhe familjeve në Ballkanin Perëndimor”.

Ky projekt, i cili zbatohet në bashkëpunim me Zyrën e BE-së dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, synon adresimin e sfidave të shkaktuara nga situata pandemike përmes ngritjes së kapaciteteve të Qendrave për Punë Sociale (QPS).

Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati shprehu mirënjohje ndaj partnerëve të këtij projekti, duke theksuar se nisma të tilla janë të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe grupe të cënuara, objektiva të cilat reflektojnë edhe mbi prioritetet e Ministrisë.

Në anën tjetër, Shefi i Zyres së BE-së dhe Shefja e Zyres së UNICEF-it në Kosovë vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbarëvajtjen e projektit në fjalë.

Në fund të këtij takimi, u bë shpërndarja e 230 tabletëve për Qendrat për Punë Sociale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Këto pajisje do të zvogëlojnë barrën administrative, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të avancuara për fëmijët, ashtu që punonjësit social të jenë sa më afër nevojave të fëmijëve dhe prindërve të tyre.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)