01 Nëntor 2024

Marijuana mund të kurojë migrenën

Kolorado, 17 janar - Marijuana mjekësore mund të reduktojë dhimbjet e migrenës. Një studim i kryer me 121 pacientë, të cilët vuanin nga migrena, arriti në përfundimin se versioni farmaceutik i bimës redukton ndjeshëm frekuencën e dhimbjeve të kokës.

Nga 121 pacientë që e përdorën, 103 prej tyre pranuan se kishin pasur më pak dhimbje koke gjatë një muaji.

Studimi është kryer nga ekspertët e Universitetit të Kolorados dhe është i pari që lidh marijuanën me migrenën.

“Pati një përmirësim të dukshëm për pacientët dhe aftësinë e tyre për t’u ndier mirë. Si çdo drogë, marijuana ka benefitet e saj potencial, por edhe rreziqet. Për njerëzit është e rëndësishme t’i njohin ato paraprakisht”, tha Laura Borgelt, autore e studimit.

Studimi ka ekzaminuar pacientë të diagnostikuar me migrenë, të cilët u trajtuan me marijuanë mjekësore gjatë periudhës janar 2010-shtator 2014. Ata u trajtuan në “Gedde Whole Health”, një qendër praktike spitalore e specializuar në trajtimin e disa sëmundjeve me marijuanë mjekësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)