01 Maj 2024

Ligji për Kontrollin e Duhanit gjeti zbatim të mirë gjatë verës

Ferizaj, 15 nëntor - Organizuar nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Zyrën e OBSH-së në Kosovë dhe Organizatën  jo-qeveritare INPO, sot në Ferizaj u mbajt debati i radhës nëpër komuna lidhur me zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Në këtë takim në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Inspektoratit Sanitar (qendror dhe lokal) nga Prishtina, Ferizaj e Kaçaniku, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile, u diskutua për sfidat në zbatimit të këtij ligji në këto komuna.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë debati vlerësuan se duhet shfrytëzuar momenti dhe gatishmëria e qytetarëve dhe subjekteve afariste që Ligji, i cili gjeti një zbatim të mirë gjatë muajve të verës, të zbatohet edhe gjatë stinës vjeshtë-dimër, ndërsa ndaj shkelësve të tij, të zbatohen gjobat sikur janë paraparë në ligj.

Një dimension që u vlerësua lart në procesin e monitorimit të zbatimit të ligjit ishte inkuadrimi i Policisë së Kosovës në mbështetje të inspektorëve për zhvillimin e inspektimeve të vazhduara dhe puna e përbashkët me autoritetet lokale dhe shoqërinë civile në  rritjen e ndërgjegjësimit në mesin e nxënësve, rinisë, bizneseve dhe kategorive të tjera, me qëllim që në mënyrë të koordinuar të shkohet hap pas hapi në zbatimin e ligjit.

Me qëllim të ndërlidhjes së këtyre aktiviteteve , u formua një trup koordinues multi-sektorial në nivelin lokal në Ferizaj, që do t’i koordinojë aktivitetet me qëllim të rritjes së shkallës së zbatimit të ligjit.

Në këtë tryezë, në të cilën u tha se përveç aspekteve pozitive në mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e pasojave shkatërruese shëndetësore, mjedisore, sociale dhe ekonomike nga pirja e duhanit, zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit reflekton edhe një ndryshim kulturor në Kosovë dhe avancon zhvillimin e shprehive të shëndetshme në mesin e qytetarëve të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)