05 Maj 2024

Lëngu i frutave nuk është aq i shëndetshëm

Londër, 11 nëntor - Lëngjet e frutave duhet të hiqen nga lista e rekomanduar e gjërave të shëndetshme, thotë një studim.

“Action on Sugar”, grup i specialistëve të të ushqyerit, me seli në Britani, thotë se shumë lëngje për fëmijë përmbajnë së paku gjashtë lugë sheqer – më shumë se Coca Cola – dhe vijnë në kartona më të mëdhenj seç rekomandohet.

“Shumë prindër vazhdojnë të blejnë lëngje frutash për fëmijët e tyre, duke menduar se zgjedhin prodhime të shëndetshme; fëmijëve duhet t’iu jepen lëngje sa më pak që të jetë e mundur”, thotë specialistja e të ushqyerit, Kawther Hashem, raporton BBC.

Sipas saj, lëngu i frutave duhet të jetë një pije e rastit dhe jo e përditshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)