02 Maj 2024

LDK: Shëndetësia do kurim nga “dajët e shefit të shefave” me stendat e skaduara

Prishtinë, 22 maj - Asnjë prej nesh, nuk mund dhe nuk duhet të jetë indiferent kur merr çdo ditë lajme shokuese për menaxhimin që na bën qeveria në largim. Shëndetësia, si një prej sektorëve më të rëndësishëm, po dëshmon çdo ditë se është katandisur keq.

Vetëm një ditë pasi nëpërmjet mekanizmit të “Shefit të shefave” u “rehatuar daja” në krye të QKUK-së, kuptuam se mënyra si vendosen rëndom njerëzit në krye të institucioneve nga kjo qeveri, nuk është asgjë, krahasuar me faktin se si funksionojnë ata.

Fati e ka shpëtuar jetën e pacientit të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, i cili ishte në operacion kur u kuptua se stenda, e cila do të duhej t’i vendosej në zemër, kishte afatin e skaduar.

Është për respekt dhe mirënjohje fakti se mjekët hetuan këtë fakt dhe nuk rrezikuan jetën e pacientit. Por, është për përgjegjësi tentimi për ta manipuluar kartelën e pacientit.

Problemi është kush të kërkoj përgjegjësi. “I rehatuari” i “dajës” së “shefit të shefave” ?!... Natyrisht se jo. Ata nuk mund të kërkojnë përgjegjësi nga askush. Sepse po dëshmojnë se vet janë të papërgjegjshëm. Ndryshe, nuk do ta kishin degraduar në këtë shkallë shëndetësinë kosovare. Duke manipuluar me regjistrimet dhe notat e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë për t’i “rahatuar” kë duan për motive nepotiste e klienteliste. Duke shkatërruar shërbimin spitalor.

Duke vrarë ndërgjegjen profesionale të mjekëve. Duke mashtruar pacientët për mungesë barnash, e barnat të cilat ata njëherë i paguajnë me taksa, t’ua shesin shtrenjtë nëpër barnatoret, që furnizohen nga rrjete kriminale, të lidhura ngushtë me strukturat aktuale në pushtet. 

Numërimi për së mbrapshti po mbaron. Edhe pak ditë sa u ka mbetur, bëjmë mirë secili nga ne, t’i bëjmë sytë katër. Prej 8 qershorit do të shpëtojmë prej tyre. E do të fillojmë të merremi me plagët e ta kurojmë shëndetin e njerëzve tanë të mrekullueshëm, që nuk e kanë merituar asnjëherë të qeverisen kështu siç u qeverisën deri tash.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që gjatë qeverisjes ta dyfishojë buxhetin për shëndetësi. Ministria e Shëndetësisë dhe as grupet e deritashme të interesit, nuk do të mund t’ua pamundësojnë më ekspertëve të shëndetësisë që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale.

Mantelbardhët janë më së paku fajtor për gjendjen në shëndetësi, sepse sistemi joadekuat i menaxhimit iu ka pamundësuar atyre që të japin kontributin maksimal për shëndetin e popullatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)