08 Maj 2024

LDK: Përdorimi i fëmijëve të sëmurë nga Thaçi mungesë e etikës politike

Prishtinë, 21 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thekson se është jashtëzakonisht e brengosur me situatën të keqe në shëndetësinë kosovare, e cila është pasojë direkte e mosinteresimit dhe lënies pasdore të këtij sektori nga ana e Qeverisë.

"Mosfuksionalizimi i shërbimit shëndetësor, mungesa e efikasitetit në punë dhe kriminalizimi i dukshëm i këtij sektori janë tregues të qartë për paaftësinë e Qeverisë aktuale."

"Përdorimi i fëmijëve të sëmurë nga sëmundje shumë serioze për qëllime të propagandës politike dhe për parafushatë zgjedhore nga ana e Thaçit dhe drejtuesve të QKUK-së, shërbëtorë politikë të pushtetit, paraqet mungesë elementare të etikës politike dhe njerëzore", thekson LDK.

Problemet në shëndetësi sipas LDK-së janë tepër të rënda dhe kërkojnë angazhim të madhe e seriozitet që të zgjidhjen. Ato nuk mund të zgjidhen me propagandë, demagogji dhe vizita morbide të kryeministrit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)