03 Maj 2024

LDK: Gjendja në sektorin e shëndetësisë mbetet kaotike

Prishtinë, 23 korrik -Grupi i ekspertëve për Shëndetësi në një analizë të bërë të zhvillimeve më të reja në Shëndetësinë kosovare ka konstatuar se gjendja në këtë sektor të rëndësishëm vazhdon të mbetet kaotike, veçmas në furnizimin me barna dhe material tjetër shpenzues nga Lista e Barnave Esenciale.

MSH vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti ka shpenzuar rreth 80% të buxhetit të planifikuar për barna nga Lista Esenciale, ndërkohë që furnizimi me barna vazhdon të mbetet larg përmbushjes së nevojave të pacientëve. A thua, si do të sigurojë MSH buxhetin për periudhën tjetër të vitit ?

Gjendja më e keqe paraqitet për pacientët e sëmurë nga diabeti (sëmundja e sheqerit) një kategori shumë e ndieshme e pacientëve për të cilët MSH nuk po arrin të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme Insulinën; si pasojë  e kësaj nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare anëekënd Kosovës po paraqiten rreshta të gjatë të pacientëve në pritje të marrjes së Insulinës;

MSH arësyetohet me vonesat në procedurat e tenderimit, ndërkohë që me këto procedura MSH po rrezikon jetën e pacientëve të cilët janë të varur nga Insulina.

Njësoj e rëndë vazhdon të mbetet edhe furnizimi (më mirë të themi mofurnizimi) i QKUK me barna dhe material shpenzues; familjarët e pacientëve të shtrirë nëpër klinikat e QKUK detyrohen të blejnë edhe gjërat më të vogla si dorëza sterile, penjë kirurgjikë, katetra urinarë, gaza sterile dhe gjësende tjera; kjo situatë ka ndikuar që porofesionistët shëndetësorë të ballafaqohen me  vështirësi në ofrimin e shërbime cilësore shëndetësore dhe i vë ata para sfidave porfesionale dhe etike.

Odisejada e hapjes dhe anulimit të konkurseve dhe parregullsive gjatë realizimit të tyre po vazhdojnë. Së fundmi rasti i anulimit të konkursit për rekrutimin e  inspektorëve shëndetësorë dhe farmaceutikë tregon paaftësinë e MSH për të gjetur zgjidhje për problemet e grumbulluara në shëndetësi. Situatë e ngjajshme vazhdon edhe në administratën e MSH dhe në Institucionet shëndetësore sekondare dhe terciare, të cilat tash e 3 vjet vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre.

Grupi i ekspertëve për  Shëndetësi i LDK-së propozon që :

1. Të rriten kapacitet menaxheriale të MSH, e kjo mund të bëhet vetëm atëherë kur të ndërpriten ndërhyrjet politike dhe të grupeve të interesit. 

2. Urgjentisht duhet që Qeveria/MSH të sigurojë fonde shtesë për furnizim të rregullt me barna dhe material tjetër shpenzues mjekësor.

3. Të ketë planifikim të përgjegjshëm dhe profesional për barna dhe material shpenzues për nevojat reale të institucioneve shëndetësore dhe pacientëve, në mënyrë që këta të mos vuajnë për shkak të paaftësive menaxheriale e planifikuese të zyrtarëve të MSH.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)