30 Prill 2024

Larja e dhëmbëve ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës

New York, 8 nëntor - Të lash dhëmbët rregullisht mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës.

Ky është përfundimi më i fundit i nxjerrë nga kërkuesit e “University\'s Mailman School of Public Health”, në New York.

Një higjienë e dobët e dhëmbëve dhe përtypja e çamçakëzit mund të lejojë që në sistemin e qarkullimit të gjakut , të futen rreth 700 lloje bakteriesh.

Por larja e dhëmbëve me furçë dhe pastrimi i tyre me fije peri ndihmon në luftimin e baktereve në gojë, të cilat shkaktojnë dëmtim të arterieve, dhe çojnë në goditjet e zemrës dhe të trurit, raporton “Mail Online”.

Kjo do të thotë që personat të cilët i lajnë dhëmbët të paktën dy herë në ditë, janë më pak të predispozuar të vuajnë nga goditjet në zemër apo ato në tru.