15 Maj 2025

Lansohet projekti për Kujdesin Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor

Prishtinë, 23 shkurt - Organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim  (SDC) dhe Ministria e Shëndetësisë, sot do të mbahet konferenca për lansimin e Projektit për Kujdesin Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor, të financuar nga SDC.

Në këtë konferencë, pritet të marr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, përfaqësuesit e lartë të SDC-së, të Swiss Tropical and Public Health Institute dhe Save the Children (partnerë të konzorciumit për zbatim të projektit), si dhe profesionistë shëndetësor.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit do të jetë për të siguruar që shëndeti i popullatës së Kosovës është përmirësuar, me ofrues të shërbimeve shëndetësore të fuqizuar dhe me menaxherë që janë në gjendje për të përmbushur nevojat e pacientëve (posaçërisht grupeve të cenueshme), të cilët janë më shumë në dijeni për të drejtat dhe nevojat e tyre.

Projekti duhet të kontribuojë për tri rezultatet në vijim (objektivat specifike):

Rezultati 1: Ofruesit primar të kujdesit shëndetësor janë më mirë të trajnuar dhe të pajisur dhe kryejnë shërbime cilësore në fushat klinike me prioritet.

Rezultati 2: Menaxherët në nivel komunal dhe nivel të institucioneve janë të fuqizuar dhe kryejnë me efikasitet dhe efektshëm funksionet e tyre për planifikimin, buxhetim, menaxhim dhe mbikëqyrje mbështetëse.

Rezultati 3: Vetëdijesimi i popullatës për shëndetin është rritur dhe nevojat e pacientëve njihen më mirë dhe merren në konsideratë nga ofruesit e shërbimeve përmes proceseve të përmirësuara të fidbekut (përgjigjeve)/ ndërveprimit me autoritetet shëndetësore.    

Fushat e parapara të projektit të ri përfshijnë:

Përkrahjen për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese që fokusohet fillimisht në nivel të KPSH-së në mënyrë që të ofrojë shërbime më të qasshme / reaguese sipas nevojave të popullatës (duke përfshirë të cenueshmit) dhe sigurimin e menaxhimit më efikas të resurseve (duke përfshirë parandalimin e korrupsionit).

Përkrahjen e kapaciteteve teknike (mjekësore / përkujdesit) të profesionistëve shëndetësorë, posaçërisht në nivel të KPSH-së përmes zhvillimit të shtigjeve të qarta dhe standardeve dhe ZHVP; dhe mundësisht gjithashtu përmes ofrimit të kufizuar të pajisjeve sipas nevojës për të përmbushur mandatin e tyre. 

Përkrahjen për zhvillimin e programeve për promovim të shëndetit – posaçërisht në komunat testuese – që targetojnë profesionistët kyç (p.sh. Mjekët e Përgjithshëm, infermierët) si dhe komunitetet, akterët e shoqërisë civile, përdoruesit e shërbimeve dhe grupet e cenueshme duke përfshirë komunitetet RAE, që çon në vetëdijesim dhe sensibilizim më të madh për shëndetin.

Promovimin e masave dhe proceseve të institucionalizuara që ngritin ndërveprimin e qytetarëve me institucionet shëndetësore për të avancuar mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies dhe rritjen e përgjegjësisë.

Ofrimin e ndihmës teknike për Ministrinë e Shëndetësisë, komunat dhe institucionet e tjera të ndërlidhura për të avancuar mbikëqyrjen përkrahëse të tyre për ofrim të shërbimeve të cilësisë më të mirë.

Ofrimin e përkrahjes teknike për Odën e Profesionistëve Shëndetësore dhe/ose institucionet tjera të ndërlidhura për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientit përmes zhvillimit të shkathtësive dhe kapaciteteve profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm mjekësor (CME).
Sigurimin që vështrimet nga implementimi i projektit kontribuojnë në zhvillim të politikave duke u bazuar në fakte në MSH dhe institucionet tjera përkatëse.

Këto përfundime do të arrihen paralelisht në disa nivele. Disa aspekte, si trajnimi/pajisja e ofruesve të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimi i mekanizmave për reagim për planifikim/buxhetim, do të fokusohen në komunat dhe institucionet shëndetësore specifike të përzgjedhura.

Aspektet tjera, si zhvillimi i proceseve ZHVP të përmirësuara dhe materialeve IEC, mund të kryhen njëkohësisht në nivel nacional/institucional, duke i kombinuar më pas me aktivitete në rajone specifike. Rezultatet e arritura në komunat e përzgjedhura, të mbështetura me dialog të ndjeshëm dhe të vazhdueshëm politik, në bashkëpunim me palët tjera të interesit që ndërlidhen me shëndetësi, do të bëhen shembuj për zgjerim potencial në të ardhmen dhe ndikim nacional.

Derisa Projekti e bën nivelin KPSH fokusin e saj preliminar për arritjen e përmirësimeve konkrete, KPSH-ja është e lidhur ngushtë me nivelet e KSSH-së dhe KTSH-së, jo vetëm për qëllimit e referimit, por gjithashtu në aspektin e menaxhmentit dhe rrjedhës së fondeve. Prandaj, Projekti duhet të adresojë çështjet në drejtimin lartë përmes niveleve, në përpjekje për të bashkuar të gjithë që të funksionojnë si një sistem i tërë dhe i integruar.

Në nivel të komunitetit, është e rëndësishme që të avancohet vetëdijesimi i popullatës për shëndetin – posaçërisht tek grupet e cenueshme – dhe të fuqizohen qytetarët në ndërveprimin e tyre me ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe menaxherët, duke kontribuar kështu në llogaridhënie dhe transparencë të avancuar që në fund duhet të rezultojë me shërbime shëndetësore më cilësore, më të përballueshme dhe më të qëndrueshme.

Në përgjithësi, projekti do të lehtësojë ndryshimin në kornizën reformuese aktuale të sektorit shëndetësor. Duke marrë në konsideratë mjedisin dinamik reformues, projekti do të duhet të reagojë në mënyrë fleksibile ndaj ndryshimeve eventuale që dalin nga implementimi i kornizës se re legjislative.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)