03 Maj 2024

Kryhet operacioni pa asistim të aparatit të qarkullimit jashtë truporë

Prishtinë, 12 qershor - Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për  herë të parë është kryer operacioni në zemër të hapur me teknikën e re, pa asistim të aparatit të qarkullimit jashtë truporë, pa  e ndalur punën  e  zemrës, metoda (Beating Heart Surgery  Off- Pum).

Pacienti që ka përfituar nga ky operacion është  K. Beka (1964), ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në Shërbimin e Kardiokirugjisë me gjendje stabile shëndetësore.

Operacioni është kryer me sukses të plotë nga  Prof. dr Adem Grbolar dhe Dr. Bekim Dula dhe   ka zgjatur 1 orë.

QKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe profesionistët  shëndetësorë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë po vazhdojnë punën e tyre për të  ofruar shërbime kardiokirurgjike me metotoda bashkëkohore  për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)