05 Maj 2024

KREK kërkon të ndalohet shitja e duhanit përmes fëmijëve

Prishtinë, 6 korrik - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) nëpërmjet një konference ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtoj aktivitetin e saj në mbrojtjen e fëmijëve nga blerja dhe shitja e duhanit.

Duke lejuar që fëmijët të blejn duhan edhe pse nuk e kan kaluar moshen e pjekurisë po shkelen parimet e Konventes Ndërkombtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjislacioni Kosovar për duhanin u tha në konferencen e organizuar për mbrojten e të fëmijëve nga duhani.

Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës , Avdullah Hasani tha se të miturit nuk duhet të lejohen të konsumojnë dhe tu shitet alkool ose pije alkoolike në klube apo pabe e vende publike, si dhe të mos lejohen të frekuentojnë bare apo klube nate ku në to shiten pije alkoolike dhe duhani. 

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) më qëllim të përmisimit të imazhit të Kosovës si një vend që ruan dhe garanton liri dhe barazi për të rinjtë e saj përmes kësaj konference ka me qëllim të informimit dhe krijimit të një mbrojtje preventive dhe efikase të të miturve nga dukuritë negative duke kërkuar nga afarsitët që ti respektojn normat ligjore dhe ndërkombtare për ndalimin e shitjes së duhanit tek të rinjët nënmoshen 16 vjeqare.

\"Ministria e Shëndetësis dhe Ministria e Punëve Brendshme duhet të organizojn takime e trajnime të shpërndaj fletëpalosje, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shitësve të duhanit për moshën minimale ligjore të lejuar në Republiken e Kosovës si dhe angazhimin e tyre për të mos u shitur cigare të miturve\".

\"Gjithashtu nëpër ambientet e shitjes së produkteve të duhanit nëpër pikat e kontaktuara duhet të mbështes dhe fiancoj letër ngjitësa të dukshëm për konsumatorët, me mbishkrimin: \"Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç\" dhe në këtë mënyr edhe inspektorët shtetror  dhe sektori privat të jenë më efikas në parandalimin e kësaj dukurie e cila po i shkatrron të rinjtë Kosovar , theksoi Hasani .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)