06 Maj 2024

Kosovarët shesin spermë dhe vezore në Maqedoni

Prishtinë, 19 maj - Mjekëve kosovarë u është ofruar një mundësi për të përfituar para të majme jashtëligjshëm nga referimi për ‘dhurim’ të spermës së kosovarëve përmes një bashkëpunimi, që profesionistëve shëndetësorë ua ka ofruar klinika për IVF ‘Newborn Clinic’ me seli në Shkup të Maqedonisë.

Ndonëse ligjet në fuqi të Kosovës parashohin masa të ashpra për kompensim në këtë veprimtari, spitali maqedonas ka ofertuar një numër të madh të mjekëve kosovarë, kryesisht gjinekologë, shkruan ‘Zëri’.

Mjekët kosovarë për çdo pacient që dërgojmë për ‘dhurim’ të spermës në klinikën ‘Bewborn Clinic’ në Shkup, përfitojnë nga spitali 250 euro. Ndërsa për ‘dhurim’ të embrioneve dhe qelizave vezë nga pacientet po përfitojnë nga 300 euro dhe nga 200 euro për procedurat e IFV-së.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)