29 Prill 2024

Kosova u bashkohet angazhimeve globale kundër Virusit Ebola

Prishtinë, 8 shtator - Eksperti kosovar i mikrobiologjisë dhe kontrollit të infeksioneve Prof. Lul Raka, ka udhëtuar sot për Liberi për të kontribuar në angazhimet globale në përballjen me epideminë e shkaktuar nga virusi Ebola, i cili ka prekur disa vende të Afrikës Perëndimore.

Dr. Raka është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si konsulent për parandalimin dhe kontrollin të Ebolës në nivelin nacional në Liberi dhe pritet të qëndrojë 6 javë në këtë shtet afrikan.

Përvoja e fituar në Afrikë do të jetë e rëndësishme edhe për shëndetësinë kosovare në rast të ballafaqimit me rastet eventuale të Ebolës në vendin tonë.

Para nisjes për në Liberi, dr. Raka është pritur nga Shefi i Zyrës së OBSh në Kosovë- Dr. Skender Syla, i cili ka vlerësuar lart gatishmërinë e dr. Rakës për t’u bërë pjesë e kontributit global në luftën kundër Ebolës dhe i ka dëshiruar sukses në këtë mision.

 Për këtë sfidë dhe angazhim, Dr. Raka është përgëzuar edhe nga zyrtarët e lartë të MSh dhe IKSHPK, të cilët kanë përshëndetur angazhimin e tij në Liberi. 

Epidemia aktuale e Ebolës deri tani pati 3967 raste të sëmundjes me 2105 raste të vdekjes. Kjo epidemi  po veçohet me shtrirje edhe në zonat urbane si dhe me prekjen e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësorë (120 raste të vdekjes).

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)