28 Mars 2024

Kosova regjistron 1 vdekje dhe 2,708 raste të reja me COVID-19

Prishtinë, 20 janar - Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe një person ka vdekur.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKPK), 25 për qind e rasteve të testuar kanë rezultuar pozitiv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 4,731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht në Kosovë me COVID-19 janë 9,771 raste.

Gjatë së enjtes, më 20 janar, 2022, kryeministri i Kosovës, ka kërkuar përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)