09 Maj 2024

Kosova nuk rrezikohet nga Antraksi

Prishtinë, 4 gusht - Sëmundja e rrezikshme e Antraksi, që ka mbytur gjashtë krerë lopë në Krushën e Madhe të Rahovecit, është arritur që të parandalohet bëjnë të situr zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Kjo sëmundje ka prekur edhe pesë anëtarë të familjes Hoti nga ky fshat. Ndërkohë zyrtar të Institutit të Shëndetit Publik kanë thënë se Kosova nuk rrezikohet nga epidemia e Antraksit.

Ejup Hoti, pronar i fermës ku është paraqitur sëmundja e lopëve Antraks, thotë se në fermën e tyre kanë ngordhur 6 krerë bagëtish.

Hoti thotë për Radio Kosovën se falë intervenimit të shpejt të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës është rritur që sëmundja të parandalohet me kohë.

“Ne nuk e kemi ditur se çka është antraksi dhe rastin e kemi lajmëruar në AVUK. Ata i kanë bërë të gjitha analizat dhe kanë intervenuar menjëherë duke i vaksinuar kafshët, sepse antraksi ishte sëmundje e rrezikshme”, tha ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi ka konfirmuar për Radio Kosovën se tani për tani është vetëm një rast i identifikuar në Krushë të Madhe të Rahovecit. Por, ai thotë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e kësaj sëmundje. “Menjëherë pas intervenimit është ndalur ngordhja e kafshëve dhe tani gjendja është stabile te të gjitha kafshët tjera. Ne jemi duke monitoruar dhe kemi urdhëruar edhe vaksinimin e kafshëve në këtë fermë dhe ferma tjera”, theksoi ai.

Mirëpo, kjo sëmundje ka prekur edhe pesë anëtarë të familjes Hoti, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetë, duke u lejuar për mjekim të mëtejmë në shtëpi. Ejupi potencon se deri te sëmundja ka ardhur si shkak i mos informimit për rrezikun që paraqet antraksi në njerëz. “Kemi pas edhe anëtarë të prekur nga kjo sëmundje të cilët pa dijen e tyre i kanë prekur kafshët.

\"Ne nuk e kemi ditur se ishte rreptësisht e ndaluar me i prekë lopët pa dorëza”, tha ai.

Duke folur rreth kësaj sëmundje të rrezikshme, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka hequr dilemat se Kosova mund të rrezikohet nga kjo epidemi. Ai i ka thënë Radio Kosovës se janë dy raste në njerëz që janë identifikuar me këtë sëmundje por që janë trajtuar me suksese. “Në Kosovë ne kemi raste në dy vatra tashmë në Krushë të Madhe dhe një rast në komunën e Malishevës. Ët dyja rastet janë të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për përhapje epidemike. Kemi dyshuar në antraks intestinal por nuk ka dalë dhe epidemia është në kontroll të vazhdueshëm”, tha ai.

Ndryshe, fermerët e Krushës së Madhe të Rahovecit, dyshojnë se sëmundja është bartur nga ana e transportuesve ilegal të bagëtive, të cilët i kalojnë kafshët nëpër zona malore dhe të pakontrolluara nga ana e autoriteteve kufitare në kufirin me Serbinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)