08 Maj 2024

Kosova e Shqipëria diskutojnë për partneritetin publiko privat në shëndetësi

Tiranë, 18 mars - Korporata Financiare Ndërkombëtare ( IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës (SECO), organizuan dy seminare në Tiranë për të lehtësuar pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin projekteve në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit profesional dhe trajnimit (APT) në Shqipëri dhe Kosovë.

Puna e Shërbimit Këshillimor të IFC-së ndihmon në krijimin e Partneriteteve Publike Private (PPPs) nëpërmjet të cilave qeveritë mund të përmirësojnë shërbimet publike pavarësisht nga kufizimet buxhetore, duke përfituar nga ekspertiza dhe menaxhimi i sektorit privat.

Seminari për shëndetësinë i organizuar në 18 Mars, ofroi një prezantim të përfitimeve që krijohen nga zhvillimi i zgjidhjeve të qendrueshme e afatgjata të PPP-ve në sektorin e shendetësisë të Shqipërisë dhe Kosovës. Diskutimi për këtë sektor u fokusua në PPP të mundshme në shërbimet laboratorike, në radiologji, urgjencë dhe mirëmbajtje.

“IFC-ja ftoi specialistë të njohur të kujdesit shëndetësor privat nga e gjithë bota për të ndarë eksperiencën e tyre me përfaqsues nga Shqipëria dhe Kosova” tha Elira Sakiqi, Përfaqësuese e IFC-së për Shqipërinë dhe Kosovën, “Ne shpresojmë se ky seminar do të frymëzojë qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës për të zbuluar më tej mundësitë për pjesëmarrjen e sektorit privat në sektorin e tyre shëndetësor.

Seminari i APT-së i organizuar në 19 Mars, prezantoi një pasqyrë të PPP-ve në APT nga IFC-ja dhe ekspertë shumë të njohur ndërkombëtarë dhe prezantoi mundësitë aktuale që ka ky sektor në Shqipëri dhe Kosovë.

“Pjesëmarrësit diskutuan aspekte teknike, financiare dhe të mbarëvajtjes të rasteve reale të PPP-ve në sektorët e Shëndetësisë dhe APT-së”, tha Daniel Bruderer, Menaxher Programi për Financimin e Infrastrukturës pranë SECO. SECO mbështet Shërbimet Këshillimore të IFC-së për PPP-të, të cilat janë pozicionuar mirë për sa i përket punës me projekte specifike të Partneritetit Publik Privat, në sektorët e Shëndetësisë dhe APT-së në Shqipëri dhe Kosovë.

Shërbimet Këshillimore të IFC-së kryesisht në PPP, këshillojnë qeveritë dhe bashkitë, në punën e tyre për të angazhuar sektorin privat në shërbimet   themelore publike, siç janë energjia, uji dhe higjena, transporti, arsimi dhe shëndetësia. Shërbimet Këshillimore të IFC-së në Partneritetet Publike Private në Ballkan mbështeten nga partnerët donatorë: Austria, Norvegjia dhe Zvicra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)