02 Maj 2024

Kosova e Shqipëria bashkëpunojnë në fushën e Kardiokirurgjisë

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot rektorin e Universitetit të Mjekësisë së Tiranës prof. dr Ali Refatllari, përfaqësues i grupit të kardiokirurgëve të Republikës së Shqipërisë që po qëndrojnë në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të bashkëpunuar me stafin vendor në kryerjen e disa intervenime nga kjo fushë.

Ministri Agani tha se me fillimin e intervenimeve nga ekipi mjekësor i Shqipërisë, dëshmohet përkushtimi i zbatimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy shteteve Kosovë – Shqipëri në fushën e shëndetësisë e në këtë rast konkret në Kardiokirurgji.

“Zbatimi i marrëveshjes më forcon bindjen në synimin tim për nismën e themelimit të Kardiokirurgjisë Kombëtare, që do të ishte një hap i rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në shërbimin e Kardiokirurgjisë”,  tha Agani.

Rektori Refatllari tha se “ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit që do të kemi në sektorin e shëndetësisë që si rezultat do të ketë shkëmbimin e përvojave në mes dy shteteve tona”.

Mjekët nga Shqipëria po qëndrojnë në Klinikën e Kardiokirurgjisë të QKUK-së për të bashkëpunuar me stafin vendor dhe kanë filluar kryerjen e disa intervenime në fushën e kardiokirurgjisë, në kuadër të zotimit për ndihmë nga ana e MSH të Shqipërisë për shëndetësinë kosovare, sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar ditë më parë në Prishtinë midis ministrave Ferid Agani e Ilir Beqaj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)