05 Maj 2024

Kontrabandonte barna, arrestohet nga policia

Prishtinë, 12 korrik - Më 10 korrik 2013, njësit patrulluese të policisë kufitare kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandim me mallra”.

Njësitë patrulluese të policisë kufitare pasi që kishin siguruar informatën së i dyshuari me veturën Mercedes sillte barna nga territori i Republikës së Maqedonisë në territorin e Republikës së Kosovës gati çdo javë, ishin pozicionuar në tri lokacione të ndryshme në brezin kufitar Kosovë-Maqedoni me qëllim të kapjes së personit të dyshuar.

Këto njësi kanë përdor pajisje të ndryshme si dylbi dite dhe nate për të identifikuar personin e dyshuar,  H.  L.  lindur më 1966 m/sh/k i cili është arrestuar nga ana e policisë.
 
Njësia që ka vërejtur veturën Mercedes ka alarmuar edhe policët tjerë të cilët ishin në pika vëzhgimi dhe në hyrje të një fshati të komunës së Gjilanit ka intervenuar patrulla policore e cila ka bërë ndalimin e veturës ku përpos vozitësit brenda në veturë gjendeshin edhe tre pasagjer që të gjithë familjar të ngasësit të veturës.

Ngasësi i veturës së bashku me tre pasagjerët janë sjellë në stacion për intervistim, ndërsa gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e barnave të maskuara dhe të kamufluara mirë,  barna këto të gjetura nën ulësen e pasme të pasagjerit, një sasi tjetër në bagazh si dhe një sasi tjetër te motori i veturës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, gjatë kontrollit është vërejtur se në një shtëpi tjetër e cila gjendej në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit përkatësisht në ballkon, shtëpi kjo e pabanuar, është gjetur edhe një sasi tjetër e konsiderueshme e barnave, të cilat janë konfiskuar gjithsej 81 artikuj me 12. 077 copë, vlera e këtij malli na bazë të tregut kapë shifrën përafërsisht 40.000 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori përkatës dhe i njëjti ka autorizuar që personi i dyshuar (ngasësi i veturës) të arrestohet dhe malli të konfiskohet, ndërsa tre pasagjerët të lirohen në procedurë të rregullt, ndërkohë të vazhdohet ma proceduar të mëtutjeshme hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)