08 Maj 2024

Konfiskohen produkte farmaceutike

Prishtinë, 10 qershor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe institucionet tjera relevante, pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion të suksesshëm  në lidhje me produkte farmaceutike të dyshuara si të  kontrabanduara.

Sot me datë 10.06.2015, bazuar në urdhëresën e lëshuar, Policia e Kosovës ka kryer bastisjen e disa lokacioneve, në tri rajone/qytete të Kosovës.

Me këtë rast lidhur me dyshimet për veprat penale Kontrabandim me mallra, neni 317 i KPRK-se, Përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme, neni 303 i KPRK-se, është konfiskuar një sasi e madhe e produkteve të ndryshme, farmaceutike të dyshuara si dhe një sasi e konsiderueshme e paketimeve për këto produkte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)