03 Maj 2024

Koalicioni antiduhan mban punëtori për zbatimin e ligjit

Prishtinë, 3 qershor - Organizuar nga Koalicioni Anti-duhan, sot në Prishtinë u organizua një punëtori kushtuar zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili ka hyrë në fuqi më 22 maj 2013.

Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin rreth pesëdhjetë inspektorë sanitarë nga  komunat e ndryshme të Kosovës, të cilët në bashkëpunim me përfaqësuesit e Koalicionit Anti-duhan (MSH, OBSH, KADC …), referuan për ditët e para të zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, rezultatet e para dhe sfidat e mëtejme në zbatim të këtij ligji.

Ishte konstatim i përbashkët se Ligji për Kontrollin e Duhanit është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e vendit si një instrument mbrojtës i shëndetit të tyre nga pasojat shkatërruese  shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore dhe u vlerësua lart  kjo gatishmëri e qytetarëve dhe bizneseve për të qenë së bashku kontribuues aktiv në zbatimin e  ligjit.

Në këtë punëtori, janë zbërthyer situatat e mundshme praktike që  lidhen me zbatimin e ligjit, detaje të së cilit janë elaboruar së bashku me inspektorët si dhe janë dhënë instruksione të qarta për veprimet e mëtejme, të cilat do ta fuqizojnë edhe më tej zbatimin e ligjit.

Po ashtu, materiale të ndryshme me shenjëzimet për ndalesat e duhanit në vendet publike të mbyllura,  vendet e punës dhe mjetet e transportit  publik, vlerën e gjobave dhe broshura informative, u janë shpërndarë inspektorëve, për t’i shpërndarë me rastin e inspektimeve në biznese dhe lokaleve të ndryshme.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)