Klinika Infektive përfiton një donacion nga organizata ICSI
Prishtinë, 13 janar - Organizata jo-qeveritare ICSI (Qendra Inovative për Përmirësim të Mirëqenies) i dhuroi Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një donacion me inventar spitalor, kryesisht shtretër bashkëkohor dhe praktik për nevoja të pacientëve.
Donacioni u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka mbuluar koston e transportit të inventarit nga spitali Herz Jesu Krankenhaus i Vjenës së Austrisë.
Donacioni përmban shtretër, bashkë me dyshekët për ta, dollapë për korridore e garderobë, dollapë për garderobë të pacientëve, komplet dhoma të infermierëve, etj.
Donacioni i është dorëzuar të martën mbrëma Klinikës Infektive në QKUK.