03 Maj 2024

Kirurgu australian, Dr. Paddy Dewan po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 31 maj - Kirurgu i mirënjohur Australiani Dr. Paddy Dewan, po qëndron në Kosovë që nga e hëna me qëllim të kryerjes së disa operacioneve të vështira në fëmijët e shtrirë në QKUK që vuajn nga anomali urologjike.

Dr. Dewan është një kirurg humanist që ka kontribuar në shumë vende të botës me profesionin e tij dhe në misionin e tanishëm do të bëjë operacione në Kosovë (deri të shtunën) në Bosjne e Hercegovine dhe në Shqipëri.

Vizita e Dr. Dewan u bë e mundshme falë Shqiptaro-Australianëve të cilët për këtë mision ngrumbulluan mbi 60 mijë dollarë Australian.

Në këtë mision ndihmoi edhe Rotary Club Prishtina i cili u përkujdes për qëndrimin e doktorit në Kosovë.

 “Te kujdesesh për fëmijet me probleme kirurgjike është privilegj dhe kryerja e operacioneve është një art që vetëm mund të mësohet, prandaj të ndihmosh në përmirësimin e aftësive të kirurgëve Kosovar në Kirurgjine Pediatrike është privilegj dhe kënaqësi” tha Dr. Paddy Dewan, nga Australia.

Ai më tej shtoi se “Dua te falënderoj shqiptarët që kanë mundësuar fonde që unë të vi ketu. Është një privilegj që të vi të punoj sidomos për fëmijët që nuk kane pasur mundësi ti kryejnë këto operacione këtu dhe që nuk kanë patur mundësi sigurojnë mjete që të shkojnë jashtë vendit”.

Ndërsa, Dr. Nexhmi Hyseni, Drejtor në Kirurgjine e fëmijeve në QKUK tha “Kryesisht janë operu fëmijë me anomali te lindura, të cilët kane problem me traktin urinare. Dje, kemi kry dy operacione, ndërsa sot do të vazhdojme edhe me dy intervenime komplekse. Te premtën do të vazhdojmë edhe me rastet tjera keshtuqë do të perfundojmë me gjithasejt 12 raste.”

Dr. Hyseni shtoi se “Për neve Kirurgëve Kosovar, është shumë e rëndesishme prezenca e Dr. Dewan dhe eksperienca e tij e jashtëzakonshme, që besoj shumë do të na ndihmojë që në të ardhmën të arrijmë edhe nivele më të larta të operacioneve tek femijët me anomali urologjike, dhe me këtë rast dëshiroj ta falënderoj ate”.

Doktori Dewan në këtë vizitë është shoqëruar edhe nga biznesmeni dhe filantropi Shqiptaro-Australian nga Melburni, John Taip i cili eshte edhe iniciatori per kete mision.

“Jam shume i kënaqur që kemi mundur ta realizojmë këtë mision bamirës dhe të kontribuojmë për femijët tanë. Dëshiroj të falënderoj bashkatdhetarët e mi në Australi që e mundësuan viziten e doktorit, dhe besoj shume qe aktivitet tona të përbashkëta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen” tha ai.

Operacionet e kryera nga Dr. Paddy Dewan dhe kirurget Kosovar gjatë këtyre ditëve në Kosovë, kapin vlerën mbi 1 milion euro ne total, e që janë bërë komplet falas.

Dr. Dewan do te vazhdojë me punë për një javë në Bosnje dhe Hercegovine dhe një javë në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)