03 Maj 2024

Kina do të shtojë kontrollin ndaj përhapjes së virusit H7N9

Pekin, 27 janar - Zëvëndes kryeministrja kineze Liu Yandong deklaroi të dielën paradite se Kina do të forcojë masat për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve H7N9, për të garantuar që njerëzit ta festojnë Vitin e Ri Kinez të qetë e të sigurt.

Zv.kryeministrja Liu tha se qeveria do të përmirësojë masat e parandalimit e të kontrollit, do të forcojë aftësinë e trajtimit të sëmundjes dhe do të pakësojë numrin e të prekurve dhe përqindjen e vdekshmërisë. Znj. Liu theksoi gjithashtu se duhet të forcohet edhe kontrolli mbi tregjet e shpendëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Shëndetit dhe Planifikimit Familjar të Kinës, deri tani rastet e infektimit me gripin e shpendëve H7N9 janë sporadike dhe individuale, por ka edhe disa raste infektimi familjar.

Ndonëse nuk ka dëshmi që ky lloj gripi mund të përhapet nga njeriu te njeriu, përsëri ekziston mundësia e kufizuar e një mënyre të tillë të përhapjes së sëmundjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)