05 Maj 2024

KDI kërkon mbrojtjen e qytetarëve nga ethet hemorragjike

Prizren, 5 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar një konferencë për media për të shprehur shqetësimin e thellë lidhur me neglizhencën e institucioneve shtetërore në parandalimin e vdekjeve të qytetarëve nga pickimi i rriqrave.

KDI shprehë shqetësimin e saj të thellë për qasjen tejet neglizhuese që institucionet shtetërore në nivel qendror dhe lokal, po tregojnë karshi pasojave vdekjeprurëse që po shkaktohen nga pickimi i rriqrave që ndryshe njihen edhe me emrin si “Ethe Hemoragjike Krime Kongo”.

Naim Cahani përfaqësues i KDI-së tha se vetëm gjatë vitit 2013 numri i të vdekurve nga kjo epidemi vdekjeprurëse ka marrë jetën e 6 personave dhe shumë të tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

"KDI me dhembje ju informon se njëri nga pjesëmarrësit (Kryetari i fshatit Balincë z.Muharrem Thaqi) në tryezën e para një muaji të organizuar në qytetin e Malishevës nga KDI, përkitazi me këtë çështje, para disa ditë ka vdekur si rezultat i pickimit nga rriqrat”.

“Reagimi” shumë i zbehtë i institucioneve kompetente si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, në ndërmarrjen e masave preventive ndaj këtij fenomeni, na e rrisin shqetësimin tonë se numri i të vdekurve deri në fund të verës mund të jetë edhe më i madh.

Arsyetimet publike të zyrtarëve qeveritar se mungojnë mjetet financiare për luftimin dhe parandalimin e kësaj epidemia, janë fyese dhe tejet përçmuese për qytetarët e Kosovës. KDI vlerëson se jeta e një qytetari të Kosovë vlen më shumë se çdo çmim tjetër financiar dhe material.

Andaj me qëllim që shpëtohen jetët e njerëzve KDI kërkon nga Institucionet qendrore dhe lokale që të ndërmarrin këto masa:

·    Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet komunale, në mënyrë urgjente të alokojnë mjete të mjaftueshme financiare për spërkatjen (dezinfektimin) masive të vendeve endemike të prekur nga rriqrat.

·    Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojnë ndihmë nga institucionet dhe institutet profesionale ndërkombëtare për marrjen e të gjitha masave për shfarosjen e rriqrave vdekjeprurëse.

·    Të krijohet një grup ndërministrorë, ku në këtë grup të përfshihen edhe kryetarët e komunave që preken nga kjo epidemi me qëllim të mos anashkalimit të institucioneve lokale në parandalimin dhe eliminimin e problemit me ethet hemorragjike.


·    Te iniciohet  hartimi i Strategjisë ne nivel nacionale me qëllim të luftimit permanent të “Etheve Homorragjike” deri në eliminimin total të kësaj sëmundje.
 
   
Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Përfshirja e komunitetit lokal në vendimmarrje” projekt ky i mbështetur nga U.S Embassy.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)