29 Prill 2024

Kamomili kundër kancerit

Washington, 13 shkurt - Një filxhan çaj kamomili mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, pohojnë hulumtuesit.

Çaji përmban kimikatin apigenin, i cili dobëson dukshëm qelizat e kancerit. Shkencëtarët nga Universiteti në Ohio kanë zbuluar që apigenini mund të ndalë aftësinë e qelizave të kancerit të gjirit për të jetuar më gjatë se qelizat normale, të ndalë përhapjen e tyre dhe t’i bëjë të ndjeshme në terapi.

Çaji nga kamomili, majdanozi dhe selino janë burimi më i madh i apigeninit, por ai mund të gjendet edhe në pemët dhe perimet e zakonshme në dietën mesdhetare.

Kimikati që ka edhe veprim kundërinflamator vepron ashtu që u sugjeron edhe nutrientëve të tjerë të kenë efekt të ngjashëm në ndalimin e kancerit.

 Ai ndihmon proteinat për të rregulluar parregullsitë në ARN, molekulat që bartin informacione gjenetike, ndërsa janë përgjegjëse për 80 për qind të rasteve të kancerit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)