02 Maj 2024

KADC fiton çmimin “Dita Botёrore Pa Duhan 2015”

Prishtinë, 1 qershor - Nё Ditёn Botёrore Pa Duhan, me 31 maj 2015 Kosova ёshtё nё mesin e 5 shteteve tё Regjionit tё Europёs, sё bashku me Shqipёrinё, Turqinё, Spanjёn dhe Sllovakinё sipas OBSH-sё.

Pёr kontributin nё mbrojtjen e shёndetit publik, KADC nderohet me medalje tё dorёzuar nga Shefi i Zyrёs sё OBSH –sё nё Kosovё, Dr. Skender Syla.

Nё ceremoni ishte i pranishёm edhe ish - Ministri i Shёndetёsisё, tash Ministёr pёr Mjedis dhe Planifikim Hapёsinorё Prof. Dr. Ferid Agani.

OBSH ka ndarё shpёrblimin “Dita Botёrore Pa Duhan 2015” KADC-sё, si  njëra ndër organizatat qё aktivisht merret dhe angazhohet pёr zbatimin e Ligjit pwr Kontrollin e Duhanit, dhe avokimin pёr njё jetё mё tё shёndetshme tё qytetarёve.


Pёr çdo vit, Organizata Botёrore e Shёndetwsisw identifikon individët apo organizatat në secilin nga gjashtë regjionet e OBSH–sё, për arritjet e tyre në fushën e kontrollit të duhanit duke i shpёrblyer tё pёrzgjedhurit me medalje, varёsisht nga kontributi i individёve apo organizatave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)