27 Mars 2023

Izraeli ndihmon shoqatën Handikos me 93 karroca

Prishtinë, 13 prill - Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, z. Esawi Frej së bashku me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, kanë vizituar Shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’ me ç’rast z. Frej ka ndihmuar shoqatën Handikos me 93 karroca.

Ministri Krasniqi nënvizoj se ky donacion është mëse i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ministri Frej theksoi se ndjehet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi që të ndihmon shoqatën Handikos me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.

Të dy ministrat u pritën nga përfaqësues të shoqatës Handikos, të cilët i falënderuan për vizitën e tyre dhe për donacionin e dhuruar.

Vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)