03 Maj 2024

Italia kontribuon në përparimin e shëndetit të popullatës kosovare

Prishtinë, 27 mars - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Gani Shabani, priti sot Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Në takim u bisedua për riaktivizimin e projektit të qeverisë italiane në mbështetje të  shëndetësisë kosovare.

Ministri Agani, falënderoi Ambasadorin Ferrarese për kontributin e Qeverisë italiane dhënë sektorit shëndetësor kosovar deri më tani, duke shprehur interesim dhe nevojën e madhe për mbështetje të mëtejme dhe bashkëpunim në fushat e identifikuara si prioritare siç është fusha e kardiokirurgjisë, ku Qeveria italiane po jep kontributin e saj.

Ministri Agani e vlerësoi si të mirëseardhur edhe trajnimin e kuadrove mjekësore kosovare që janë në proces të ngritjes profesionale në mënyrë që të jenë të gatshëm që përvojat e fituara nga ekspertët italianë t’i ushtrojnë në shërbimet shëndetësore publike të Kosovës.

Ambasadori Ferrarese theksoi se interesimi i Qeverisë italiane është që të bashkëpunohet dhe kontribuohet në promovimin dhe përparimin e shëndetit të popullatës kosovare , dhe në këtë aspekt, është zotuar se projektet e filluara të realizohen.

Ministri Agani dhe Ambasadori Ferrarese shprehën vendosmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive dhe thelbësore për të realizuar qëllimin e bashkëpunimit të shprehur edhe përmes marrëveshjes së bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)