02 Maj 2024

Islamic Relief jep donacion më barna prej 270 mijë dollarëve

Prishtinë, 21 qershor - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, priti sot në takim z. Vehbi Zeqiri, drejtor për Kosovë i organizatës jo-qeveritare “Islamic Relief –Kosova”.

Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin e MSh-së në fushën e shëndetësisë me këtë organizatë dhe organizata të tjera.

Ministri Agani e ka falënderuar organizatën “Islamic Relief” me seli qendrore në Birmingem të Britanisë së Madhe, e cila këtyre ditëve i ka dhuruar MSh-së për nevoja të institucioneve shëndetësore një donacion prej 270 mijë dollarëve barna dhe material shpenzuese.

Ky donacion do t’u shpërndahet institucioneve shëndetësore sipas nevojave që i kanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)