29 Prill 2024

IOM dhe Klinika e Linkopingut ndihmojnë QKUK-në me ultrazë

Prishtinë, 2 shtator - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot pranoi  donacion, aparatin e  ultrazërit për fshikzën e urinës “Bladder Scan Ultrasound” me vlerë prej 12.450 euro.

Ky donacion u mundësua nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim në Kosovë (IOM) në bashkëpunim me programin mjekësorë të Qendrës Klinike Universitare në Linkoping, Suedi, në kuadër të  realizimit të projektit të tyre për Kosovën.

 Programi implementohet nga viti 2000 dhe ka për qëllim, edukimin, trajnimin e profesionistëve nga fusha dhe lëmi të ndryshme mjekësore,  Kirurgji Plastike, Urologji Pediatrike, Kardiologji Pediatrike, Gjinekologji Onkologjike, Radiologji, Ortopedi, Kirurgji Spinale, Histopatologji,Terapi Fizikale me Rehabilitim.

Programi i  ekipeve  mjekësore nga Suedia, prej 2 deri më 6 shtator, do të organizojë vizitën e  ekipit të  profesionistëve mjekësorë nga Suedia,  në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ne  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

 Bashkëpunimi me Klinikën  Kirurgjisë së Fëmijëve vijon nga viti 2005, trajnimi dhe edukimi është  orientuar në trajtimin e fëmijëve me disfunksione të traktit urinarë.

Ekipi i profesionistëve nga Suedia ka dhuruar edhe  donacion të tjera në  paisje  për diagnostifikim dhe trajtim të pacientëve me disfunksion të traktit urinarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)