03 Maj 2024

Institucionet po i luftojnë ethet hemorragjike vetëm me tryeza e konferenca!

Prishtinë, 7 prill - Rreziku nga ethet hemorragjike këtë  vit duket se është edhe më i madh nga vitet paraprake, kushtet e favorshme për shumimin e rriqrave si mungesa e ngricave në dimër, mungesa e spërkatjes që në muajt e hershëm të vitit, bënë që ky vit të jetë viti më kritik sa i përket problemit me ethet hemorragjike që përballet Malisheva dhe disa komuna për rreth tash e disa vite, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Kosovës.

Edhe pas paralajmërimeve dhe planeve konkrete që kemi paraqitur si Lëvizje VETËVENDOSJE! viteve të kaluara për rrezikun e kësaj epidemie, si duket institucionet përgjegjëse ende kanë luksin që kësaj sëmundje vdekjeprurëse ti dalin në ballë vetëm me konferenca, takime dhe tryeza, të cilat nuk po japin rezultate në terren.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga paraqitja e pickimit të parë nga rriqrat për këtë vit, institucionet ende nuk kanë marrë mundin që të fillojnë spërkatjen në zonat endemike, përkundër motit të mirë që ka mbretëruar këto ditë. I gjithë fokusi i tyre është tek disa paraqitje mediale në konferenca e seminare.

Pushteti aktual gjatë fushatës elektorale pati premtuar (mashtruar) që brenda vitit të parë të qeverisjes do ti zhdukte rriqrat, edhe pse ka qenë në njohuri se kjo gjë është e pamundur. Por pavarësisht asaj që është thënë apo nuk është thënë problemi është shumë më serioze se sa deklaratat e kujtdo qofshin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! prej vitesh ka dhënë alternativën se si duhet t’i qasemi këtij problemi, por edhe nga ish pushteti, por edhe nga pushteti aktual që nuk dallon nga ai i kaluari nuk është marr asnjëherë parasysh, pavarësisht një programi prej disa pikave që do të ndihmonte shumë në eliminimin e kësaj sëmundje, e cila po i rrezikon përditë qytetarët e Malishevës dhe Komunat për rreth.

\"Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë lokale që të marrë seriozisht rrezikun dhe nga deklaratat të kalojnë në veprime konkrete sepse qytetarët e Malishevës por edhe të komunave për rreth janë të rrezikuar.\"

Neglizhenca e Institucioneve të Kosovës, lokale dhe qendrore mund të jetë fatale për jetën e qytetarëve të këtyre zonave.

Çdo minutë i humbur në neglizhencën burokratike, mund të jetë një jetë e humbur
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)