07 Maj 2024

Inspektorati farmaceutik nis me inspektime jashtë shtetit

Prishtinë, 3 qershor - Përveç inspektimeve të vazhdueshme që Inspektorati farmaceutik po bën nëpër  subjekte farmecutike me shumicë dhe pakicë në gjithë territorin e Kosovës, tashmë ka nisur edhe Inspektimin e prodhuesve jashtë shtetit.

Dy inspektorë për GMP, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, kanë inspektuar një fabrikë për praktikat e mira të prodhimit.

Raportin final për këtë inspektim, ekipi inspektorëve do ta bëj brenda një afati të shkurtër kohor, dhe në këtë mënyrë jo vetëm që bëhet kontrolli i prodhuesve vendor por edhe i prodhuesve të jashtëm për përmbushjen e standardeve të prodhimit sipas kërkesave të EU GMP-së.

Departamenti i Autorizim Marketingut në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, njofton të gjitha kompanitë farmaceutike që veprojnë në Kosovë, se që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për Produkte dhe Pajisje Medicinale, 04/L-190, neni 19, është precizuar qartë se ndalohet reklamimi dhe promovimi i produktit medicinal pa Autorizim për Marketing të dhënë nga AKPPM.

Kërkesa për reklamimin dhe promovimin për një produkt OTC me afat reklamimi dhe promovimi deri në gjashtë muaj kushton 100 euro dhe bëhet vetëm me lejen e AKPPM-së.

Për më shumë hollësi, lexojeni ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, përkatësisht nenin e 19-të të tij si edhe udhëzimin për tarifat e shërbimeve në AKPM.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)