05 Maj 2024

Infermerja skoceze me ebola në gjendje kritike

Londër, 4 janar - Një spital në Londër thotë se një infermiere skoceze që po trajtohet atje nga Ebola, është në gjendje kritike.

Spitali tha sot se gjendja e Pauline Cafferkeyt është keqësuar në dy ditët e fundit.

Ajo kishte shërbyer si vullnetare në përpjekjet kundër Ebolës në Sierra Leone muajin e kaluar, para se të sëmurej. Infermierja u kthye në Britani më 28 dhjetor dhe u diagnostikua dy ditë më pas.

Cafferkey ishte pacientja e parë me Ebola e diagnostikuar në Britani. Spitali i Lirë Mbretëror e trajtoi me sukses punonjësin britanik të ndihmave William Pooley me ilaçin eksperimental Zmapp, por spitali tha se nuk e kishte më në dispozicion këtë ilaç kur u diagnostikua Cafferkey.     

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se Cafferkey po trajtohet me plazmën e një të mbijetuari nga Ebola dhe një ilaç eksperimental të cilin nuk e kanë identifikuar.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)