23 Prill 2024

Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj Deltës

Johanesburg, 29 dhetor - Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit Delta.

Përfundimi është rezultat i një studimi të ri të kryer nga Instituti për Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës me qendër në Durban, i cili përfshiu 33 persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Shkencëtarët zbuluan se imuniteti ndaj një ekspozimi të mëtejshëm ndaj Omicronit u rrit 14 herë rreth dy javë pas infeksionit, ndërsa zbuluan gjithashtu se imuniteti kundër variantit Delta u përmirësua 4.4 herë.

Shkencëtarët thonë se imuniteti u rrit veçanërisht tek ata persona që nuk ishin të vaksinuar. Studimi, i cili nuk është rishikuar nga ekspertët e shëndetësisë, është dorëzuar në revistën mjekësore MedRxiv.

Një studim i mëparshëm nga Afrika e Jugut zbuloi një rrezik të reduktuar të shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda nga Omicron, krahasuar me Deltën.

Lloji Omicron është përhapur me shpejtësi në mbarë botën që kur u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore në nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)