03 Maj 2024

India e gatshme të mbështesë shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 27 janar - Zëvendësministri i parë i Shëndetësisë dr. Shemsi Veseli priti sot në takim një delegacion të Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, të kryesuar nga presidenti i saj, Anil Mishra.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e shërbimeve mjekësore, në të cilat profesionistët shëndetësore nga India do të mund të kontribuonin në Kosovë.

Zëvendësministri Veseli ka njohur delegacionin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare me procesin e reformave në sistemin shëndetësor, shërbimet ekzistuese, bashkëpunimin me donatorët dhe perspektivat e sektorit.  Në këtë aspekt, ai ka mirëpritur bashkëpunimin me të interesuarit nga fusha e shëndetësisë nga India, bazuar në legjislacionin në fuqi dhe nevojat e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Në këtë takim, në të cilin është biseduar edhe për mundësinë e nënshkrimit të një Memorandumi të bashkëpunimit, është vlerësuar gjithashtu se përmes bashkëpunimit profesional, mund të kontribuohet edhe në forcimin e bashkëpunimit në planin politik midis dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)